Sa do t’i kushtojnë Kosovës 300 të burgosurit që do të vijnë nga Danimarka, flet ministrja Haxhiu

PUBLIKUAR

5 milionë euro do të jenë shpenzimet vjetore për 300 të burgosurit që do të vijnë nga Danimarka në Kosovë ka deklaruar ministrja Haxhiu para deputetëve në Komisionin për Legjislacion, raporton Gazeta Express.

Haxhiu tha se drejtori i burgut do të jetë danez ndërakq oficerët korrektues do të jenë shtetas të Kosovës.

Lexo Edhe:

“Sipas analizave diku 5 milionë  euro është kostoja jonë vjetore për të burgosurit, drejtori do të jetë danez, stafi menaxhues do të jenë danezë ndërkaq gardianët do të jenë nga Kosova”, tha ajo.

Haxhiu poashtu tha se në draft-marrëveshjen me Danimarkën mund të refuzojnë ndonjë të burgosur që është i dënuar për vepra të ndjeshme siç është ajo për pedofili.

“Nëse e shohim se një i burgosur ka vepër për pedofili ose vepër tjetër më të ndjeshme ne mund ta refuzojmë”, u shpreh ajo.

Kurse Mbretëria e Danimarkës do të paguajë 15 milionë euro çdo vit në një periudhë pesë vjeçare me mundësi të zgjatjes edhe për pesë vjet të tjera.

SHIKO MË SHUMË

Tërmet në Kosovë, kaq ishte magnituda

Një tërmet është regjistruar sot në Kosovë. Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetaretërmeti është regjistruar në orën...

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik, policia jep detaje Persona të panjohur dyshohet se kanë...

Mbyllen edhe dy biznese të kriptovalutave dhe këmbimoreve, IQMT vazhdon aksionin në gjithë Kosovën

Dy biznese që ushtrojnë veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve janë mbyllur gjatë...