Rusisë i ndalohet organizimi i eventeve të boksit profesionist

PUBLIKUAR

Rusia nuk do të ketë të drejt të organizojë evente të boksit profesionist në territorin e saj.

Rusëve iu hoq kjo mundësi pas sulmeve ushtarake që i ndërmori presidenti i tyre, Vladimir Putin në Ukrainë, shkruan “Gazeta Express”.

Si rezultat, WBC, WBA, WBO e IBF e kanë lëshuar një vendim të ri:

“Katër qeveritë organizative të boksit në botë janë bërë bashkë për ta shprehur pozicionin e tyre sa i përket luftës tragjike që është nisur nga Rusia në Ukrainë”, shkruan në njoftimin e tyre.

“Ne nuk kemi vendosur ta sanksionojmë ndonjë boksier profesionist rus. Por, derisa të ketë luftë në Ukrainë, Rusia nuk do të ketë të drejt të organizojë evente të boksit profesionist. Dhashtë Zoti që të kthehet paqja në botën tonë”, vazhdon shkrimi.

Rusia është bërë “non grata” edhe në sportet tjera.

Këtij vendi i është ndaluar organizimi i garave në sporte të ndryshme dhe Kombëtaret tjera kanë paralajmëruar se nuk do të pranojnë të përballen me Rusinë derisa të ketë luftë.

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...