Rusia: Sporti jashtë politikës, por Kosova është Serbi

PUBLIKUAR

Rusia: Sporti jashtë politikës, por Kosova është Serbi

Rusia konsideron se sporti është jashtë politikës, por për Kosovën thonë se është pjesë të Serbisë. Kështu deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse, Aleksandër Lukashevich.

Duke komentuar rreth vendimit të pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës si anëtare me të drejta plota në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Lukashevich tha se pozicioni i Rusisë nuk ndryshon në raport me Kosovën, përkatësisht Kosova është pjesë e shtetit serb.

“Ne besojmë se sporti duhet të jetë jashtë politikës”, tha shkurt Lukashevich, raportojnë mediat.

Ndryshe, KOK-u me vendim unanim bërë anëtari më i ri i KON-it në kongresin e mbajtur sot në Monako.
Bordi Ekzekutiv i IOC-së, kishte vënë në dukje se Komiteti Olimpik i Kosovës ka përmbushur kërkesat për pranim të përshkruara në Kartën Olimpike. Këto përfshijnë kriteret sportive dhe teknike si dhe përkufizimin e “vendit”, sipas përcaktimit në Rregullin 30.1 – “një shtet i pavarur i njohur nga bashkësia ndërkombëtare”.

Kosova është njohur si shtet nga 108 shtete anëtare të OKB-së, nga gjithsej 193. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...