Mesfushori i Real Betis, Fabian Ruiz ka qenë në Itali për disa ditë dhe ka pasur edhe biseda me tifozët e Napolit
Deri me tani nuk ka asgjë zyrtare deri të kryhet ky transfer komplet, por raportët tregojnë që këtë mëngjes ai është parë duke bërë testet mjekësore në klinikën Villa Stuart në Romë.
Ruiz pritet që të arrijë shumë shpejt në Napoli dhe do të takohet me presidentin Aurelio de Laurentiis për t’u bërë lojtar i Napolit për 30 milionë euro, aq sa është klauzola e tij e lirimit.
Ky finalizim do ta dërgonte Jorginhon për t’ju bashkuar Cityt, me italianin që pritet të jetë në Angli te enjten. /GazetaExpress/


