Rugova: Nuk jemi anashkaluar, nuk po e bën PDK-ja ushtrinë

PUBLIKUAR

Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, ka thënë se kjo parti nuk ndihet e anashkaluar nga Hashim Thaçi e Kadri Veseli në procesin e transformimit të FSK-së. Edhe pse kreu i LDK-së Isa Mustafa nuk është dukur askund në këto zhvillime, Rugova ka thënë se ushtrinë po e bëjnë institucionet e vendit.

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk po ndjehet e anashkaluar në procesin drejt formimit të ushtrisë, projektligjin e të cilit kreu i vendit Hashim Thaçi ia dorëzoi sot kryeparalemntarit Veseli.

Madje shprehen të sigurtë se kjo çështje nuk ndikon aspak në raportet e tyre si partner koalicioni, por që theksojnë se trasformimn e FSK-së në Ushtri nuk po e bën Partia Demokatike e Kosovës por institucionet e vendit.

Nënkryetari i LDK-së Haki Rugova tha të martën për Express se nuk ka rëndësi kush e dërgon projektligjin për ushtrinë, e rëndësishme sipas tij, është vetëm formimi i saj.

“Ushtrinë nuk e formon PDK-ja e as LDK-ja por atë e formojnë institucionet e Kosovës. Nuk ka rëndësi se kush e ka dorëzuar projektligjin për ushtrinë, ata që janë akterë kryesor për këtë çështje edhe e kanë dorëzuar” u shpreh Rugova.

LDK siç bëri të ditur ai, nuk ndjehet keq për këtë çështje, por mjafton që siç tha nënkryetari i LDK-së Haki Rugova, FSK të transformohet në ushtri.

Krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës është paraparë që prej më shumë se dy vjetësh, por ajo nuk mundi të krijohej pa ndryshimet Kushtetuese që kërkojnë mbështetjen e dy të tretave të deputetëve. Kujtojmë se Lista Serbe ka qenë pengesa kryesore drejt formimit të ushtrisë./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...