Rufki Suma: Të hetohen komandantët milionerë dhe t’ju konfiskohet pasuria

PUBLIKUAR

Kreu i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, për dallim nga kryekomunarët e tjerë, duket të jetë më i varfëri në Kosovë. Ai nuk posedon veturë personale, si dhe njihet si kursimtari më i madh i buxhetit të Komunës që ai drejton.

Ai në një intervistë për Gazetën Fjala thotë se paga që ai merr si kryetar komune është e mjaftueshme për të mbajtur familjen. Ndërsa, është kritik për komandantët të cilët që nga paslufta janë bërë milionerë.

“Çdo pasurim i paligjshëm duhet te dënohet. Po të kemi institucione te mirëfillta shtetërore, po të punohet drejtë e pa anime politike dhe po të respektohej si duhet ligji, me siguri se nuk do te kishim milionerë te një klase politike të cilët para disa vitesh mezi kanë siguruar ekzistencën familjare”, thotë Suma.”Duhet te krijohen mekanizma shtetërorë dhe të pavarur që secilit person t’i kontrollohet prejardhja e pasurisë dhe të analizohet mirë se a ka pasur mundësi që me paga të rregullta mujore të bëhen milioner pa pasur asnjëherë biznes. Dhe, ndaj personave të tillë jo vetëm që duhet te merren masa e të dënohen, por edhe duhet t’i konfiskohet e tërë pasuria”.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...