Rrustemi, Zgjedhjet e Serbisë shkelin sovranitetin e Kosovës

PUBLIKUAR

Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje ka shkruar nw rrjetin social në Facebook  se Zgjedhjet e Serbisë po organizohen në Kosovë, brenda vijimësisë së Kushtetutës së Serbisë që e konsideron Kosovën pjesë të saj. Ndërsa, Isa Mustafa, përmes dialogut, është pajtuar dhe po legjitimon mbajtjen e tyre

“Përkundër cenimit të rëndë të integritetit dhe sovranitetit shtetëror. Me lejimin e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, veçse vërtetohen e legjitimohen pretendimet e Serbisë mbi Kosovën dhe paaftësia e Kosovës për t’u sjellë si shtet sovran kundrejt ndërhyrjeve në territorin dhe rendin e saj. Nëse, deri para dialogut dhe marrëveshjes Mustafa-Vuçiq, e më parë Thaçi-Daçiq”,ka shkruar Rrustemi.

Ndryshe ai më tej tha se, “Ndërhyrja e Serbisë bëhej e mundur përmes strukturave paralele, dialogu po i legalizon ato, duke mundësuar organizimin e këtyre zgjedhjeve edhe nga zyrtarë e ministra të qeverisë së Kosovës, aparatçikë të djeshëm të strukturave paralele të Serbisë”, (sic) shtoi Rrustemi, transmeton LipjaniNews.

SHIKO MË SHUMË

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...