Rruga që u mbyll sot në Prishtinë pritet të shndërrohet në shesh

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Njëra prej rrugëve më të frekuentuara të kryeqytetit ajo nga Hotel Grandi deri te Katedralja  pritet të shndërrohet në shesh për mbajtjen e aktiviteteve të ndryshme. Rruga në fjalë po testohet sot pasi e njëjta është e pa qarkullueshme për automjete që nga mëngjesi, raporton Gazeta Express.

Mësohet se kjo rrugë do të qëndrojë e mbyllur deri në orën 24:00 dhe një praktikë e tillë do të përsëritet edhe në fundjava të tjera, që brenda asaj hapësire të zhvillohen aktivitete të ndryshme. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri, për Gazetën Express.

“Ajo pjesë së shpejti do të shndërrohet në shesh. Në kudadër të këtij projekti është edhe vetëdijesimi i qytetarëve lidhur me këtë çështje. Për këtë arsye është mbyllur sot nga ora 06:00 deri në ora 24:00. Plani është që kjo te përsëritet disa herë, edhe në fundjava të tjera, dhe brenda asaj hapësire të zhvillohen aktivitete të ndryshme”, tha Tahiri.

Sidoqoftë, kjo rrugë parasheh realizimin e projektit të parkut që do të ndërtohet tek Fakulteti Filologjik dhe parkingut nëntokësor në po atë hapësirë.

Ky vendim i Komunës së Prishtinës për mbylljen e disa rrugëve të qendrës së kryeqytetit për qarkullim të automjeteve është bërë kohë më parë në bashkëpunim me institucionet shtetërore./GazetaExpress

 

SHIKO MË SHUMË

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...

Moti sot: Diell, shi dhe shkarkime rrufesh

Të enjten, parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell,...