Rruga Prishtinë-Hani i Elezit mbetet e bllokuar

PUBLIKUAR

Rruga Prishtinë-Hani i Elezit, te Gryka e Kaçanikut edhe sot mbetet e bllokuar. Kjo për shkak se reshjet e shiut kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut, duke imponuar mbylljen e tërësishme të kësaj rrugë.

Njoftojmë se për shkak të reshjeve të shiut, në rrugën N2 – Prishtinë-Hani i Elezit, në Grykën e Kaçanikut janë shkaktuar rrëshqitje të dheut,  kështu që kjo pjesë e rrugës është mbyllur tërësisht dhe aktualisht është e pakalueshme, njofton Minsitria

Rruga është bllokuar në pjesën te muri mbrojtës, ku kohë më parë pati intervenuar KFOR-i.

Kompania për mirëmbajtjen e rrugëve është duke punuar dhe duke bërë përpjekje për ta liruar sa më parë pjesën e bllokuar të rrugës, thuhet në njoftimin e ministrisë

Me këtë rast kërkojmë nga qytetarët që të kenë mirëkuptim deri në sanimin e gjendjes së shkaktuar, ndërsa për lirimin e rrugës do t’ju njoftojmë me kohë.

SHIKO MË SHUMË

Dogana konfiskon mbi 13 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit

Dogana e Kosovës ka zbuluar mjete monetare të padeklaruara në vlerë prej 13.353,98 eurosh...

Parkingu i madh i Prishtinës prapa Pallatit të Rinisë falas gjatë kohës sa mbahet protesta kundër Gjykatës Speciale

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar qytetarët se parkingu prapa Pallatit...

Komandanti i Zjarrfikësve: Zjarri në Fushë Kosovë prej më të mëdhenjëve në dekadën e fundit

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi, ka bërë të ditur se zjarri i...