Rruga në Bit Pazar u përdor 1 vit, tani nuk kalohet (Video)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Njëra nga rrugët më të frekuentuara të Bit Pazarit, ndonëse e rinovuar vetëm para një viti me një kosto prej afro 2 milion denarë , është në gjendje të mjerueshme. Qytetarët e anketuar nga Alsat shprehen se kjo është rezultat i vjedhjes së mjeteve të parapara për rinovimin e rrugës në fjalë. Sipas tyre puna është bërë “shkel e shko” apo sa për “sy e faqe’.

“Është puna tek kualiteti, e kanë paguar pakë, kanë vjedhë ata të qeverisë”.
“Nuk është e vendosur si duhet për një vjet nuk mund të prishet i kanë vjedh paret kjo rrugë duhet të vendoset për 20 mos të ketë gajle, këta janë hajdut këtë nuk punojnë për popull këta punoj për vete“.
“I kanë vjedhur paret krejt, shikoj rrugën, paret i kane marrë financimi është bërë a ku janë financat, nuk janë askund, qeveria e dinë i kanë vjedhur të gjitha”, tha qytetari për Alsat-M.

“Kjo rruga nuk është e mbaruar ashtu siç duhet e kanë shtypur me valak 100 kilogram i kanë marrë paret i kanë shty në xhep dhe rruga e prishur është”.
Ndërkohë nga komuna e Çairit arsyetohen me atë se për të njëjtën punë kanë garancion dy vjeçare dhe e njëjta nuk rregullohet për shkaka se pritet të fillojnë punët në tregun e Bit Pazarit.

“Për shkak se së shpejti pritet të filloj tregu i Bit Pazarit nuk kemi marrë masa për të sanuar rrugën në fjalë. Rruga ka kushtuar rreth 2 milion denar dhe në kemi garancion për pllakat e njëjta nga kompania. Të njëjtat pllakat do të zëvendësohen në momentin kur edhe do të përfundoj edhe tregu në Bit Pazar”, deklaroi Xhengis Hani, Sektori për Urbanizëm Çair.

Derisa Komuna e Çairit të filloj dhe përfundoj punët rreth ndërtimit të tregut të Bit Pazarit, qytetarëve ju mbetet të kalojnë përmes kësaj rruge./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...