Rruga Lipjan – Magure, do t’i kushtojë Qeverisë mbi 1 milion euro, nesër inaugurohet fillimi i punimeve

PUBLIKUAR

Të shtunën, më 15 tetor 2016, në orën 11.00, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë, së bashku me kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, do të inaugurojë fillimin e punimeve në rehabilitimit e rrugës rajonale Lipjan – Magurë.

Kjo rrugë, që do të investohet nga Ministria e Infrastrukturës, ka një gjatësi prej 9.28 kilometrash, ndërsa vlera e realizimit të tij është 1,164,689.24 €.

Ministria e Infrastrukturës është duke realizuar edhe projektin e ndërtimit të segmentit rrugor Gadime e Epërme  – Smallushë – Sllovi, me gjatësi 5 kilometra, në vlerë prej 439, 916.54 €.

Po ashtu janë inicuar procedurat e prokurimit për projektet:

–          Ndërtimi i rrethrrotullimit në rrugën nacionale Prishtinë-Lipjan (te Burgu) dhe

–          Ndërtimi i rrethrrotullimeve në magjistralen Prishtinë-Ferizaj (kryqëzimi në Janjevë)

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli dhe e grabitën nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy persona në Lipjan

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se janë përfshirë në...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...