Rruga e Shkupit dhe rruga e Lumit në Gadime të Ulët filluan të ndërtohen

PUBLIKUAR

Në mengjesin e sotëm kanë filluar punimet në ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës së Shkupit dhe rrugës së Lumit në fshatin Gadime të Ulët.

Me këtë rast kryetari Imri Ahmeti, tha se kjo rrugë do të lidh dy regjione pjesën e Babushit përkatësisht Gadimes së Ulët deri në pjesën e Gllavicës dhe Marevcit, njofton Komuna.

“Një rrugë jashtëzakonisht e nevojshme për frekuentim të qytetarëve në këtë regjion, po fillon sot të ndërtohet, rrugë kjo që ka gjatësi prej 3700 metra ndërsa gjërësi prej 6 metra së bashku me shtegun e bicikletave”, është shprehur kryetari Ahmeti.
Ky projekt është 2 vjeqar që ka bërë Komuna e Lipjanit ndërsa po financohet nga Ministria e Infrastrukturës dhe vlera e kësaj kontrate është rreth 300 mijë euro.

Image may contain: 4 people, sky and outdoor
Image may contain: 5 people, people standing and outdoor, text that says 'ARINO NO'
Image may contain: sky and outdoor
Image may contain: sky, cloud and outdoor

SHIKO MË SHUMË

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Rrahje në Qendrën e Azilit në Magure, arrrestohet shtetasi algjerian

Një shtetas algjerian është arrestuar në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit, nën...

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...