Rrotullohet tramvaji në Londër: 5 të vdekur, 50 të lënduar (Foto)

PUBLIKUAR

Pesë persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 50 të tjerë janë lënduar në një aksident të tramvajit, i cili doli nga binaret dhe u rrotullua sot në mëngjes si pasojë e një stuhie shiu në jug të Londrës, njofton policia.

Punëtorët emergjent janë ende në vend të ngjarjes në Croydon, më shumë se gjashtë orë pas aksidentit, duke tentuar t’i lirojnë njerëzit e ngecur nën rrënoja të dy vagonëve të tramvajit, i cili u rrotullua në buzë një nënkalimi, transmeton Express.

Policia e Transportit e Britanisë ka thënë se një person është arrestuar – që raportohet se është shoferi i tramvajit – dhe se hetuesit e aksidenteve hekurudhore janë duke e hetuar shkaktarin e aksidentit./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...