Rritet vlera e Leaos, tash kushton 100 milionë euro

PUBLIKUAR

Rafael Leao do ta vazhdojë shumë shpejt kontratën me Milanin.

Kontrata aktuale e futbollistit portugez me “Rossoneri” do të skadojë në vitin 2024, por palët janë afër finalizimit të marrëveshjes së re, me ç’rast futbollisti do të lidhej me klubin Kuqezi për dy vjet të tjera, deri më 2026.

E mediat italiane mësojnë se me këtë rast do të rritet edhe klauzola e shkëputjes eventuale të kontratës së futbollistit ofanziv.

Më saktësisht, e përditshmja “La Gazzetta dello Sport” raporton se me kontratën e re, vlera e Leaos do të rritet në 100 milionë euro, përcjell “Gazeta Express”.

Vlera e tij do të jetë më e lartë edhe nëse Milani shpallet kampion i Italisë.

Interesim për futbollistin e fuqishëm dhe këmbëshpejtë ka shfaqur Paris Saint-Germaini.

Por, Milani do të mundohet ta mbajë sa më gjatë të jetë e mundur 23 vjeçarin.

Atij do t’i rritet dukshëm rroga në “San Siro”.

Leao është i lumtur në Milano dhe dëshiron ta mbyllë këtë sezon me trofe, derisa forma e tij është gjithnjë e më shumë në rritje.

Përfaqësuesi portugez ka thënë se dëshiron ta fitojë Ligën e Kampionëve. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...