Rritet numri i pacientëve të shtrirë në QKUK dhe spitale për shkak të COVID-19

PUBLIKUAR

Pas rritjes së rasteve me COVID-19 në Kosovë, ka filluar të rritet edhe numri i pacientëve të hospitalizuar për shkak të këtij virusi në QKUK dhe spitale, raporton Gazeta Express.

Derisa gjatë ditës së djeshme në QKUK dhe spitale ishin të shtrirë 33 pacientë, sot janë 39.

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës sot janë të shtrirë 14  pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitiv dhe 25  të tjerë post-Covid. Kështu është bërë e ditur nga SHSKUK.

Sipas këtij Shërbimi, me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, kurse  në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka të shtrirë asnjë pacient.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 9  pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 22  pacientë  post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka  pacient

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë

Spitali i Pejës, 5 pacientë

Spitali i Prizrenit, 1 pacient

SHIKO MË SHUMË

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...

Policia e Kosovës rikujton: Nga 15 nëntori deri më 15 mars, pajisjet dimërore janë të obligueshme

Policia e Kosovës u ka rikujtuar shoferëve se nga 15 nëntori deri më 15...