Rritet numri i pacientëve të shtrirë në QKUK dhe spitale për shkak të COVID-19

PUBLIKUAR

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës ka bërë të ditur se sot në klinikat COVID në QKUK dhe në spitalet rajonale, janë duke marrë trajtim spitalor 60 pacientë, prej tyre, 30 janë të konfirmuar me Covid-19 pozitiv dhe 30 të tjerë post-Covid, raporton Gazeta Express.

Gjatë ditës së djeshme në trajtim ishin 49 pacientë për shkak të COVID-19, 11 më pak se sot.

Sipas SHSKUK’së, me oksigjeno-terapi janë 23 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive 1 pacient.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 12 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 24 pacientë post-covid

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 1 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 1 pacient

Spitali i Prizrenit, 6 pacientë

Spitali i Pejës, 7 pacientë

Spitali i Gjakovës, 5 pacientë

Spitali i Ferizajt, 1 pacient post-covid

SHIKO MË SHUMË

Nagavci rreth Ligjit për Specialen: Besoj që presidentja e shqyrton me kujdes, kemi insistuar që të mos ngutemi

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kritikuar përdorimin e temave...

Përplasje në kuvend, Teuta Haxhiu nuk e lëshon foltoren pasi i përfundon koha për fjalim

Deputetja e Aleancës Teuta Haxhiu, nuk e ka lëshuar foltoren e Kuvendit të Kosovës...

Nis vaksinimi kundër gripit sezonal në Prishtinë

Nga sot, më 22 tetor 2026, ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal në qendrat...