Rrëzohet pullazi i ndërtesës në Lipjan (VIDEO)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Një erë e fortë të martën mbrëma, ka bërë që një ndërtesë në Lipjan të mbetet pa kulm. Zyrtarët e komunës edhe pse të njoftuar me rastin, nuk kishin vizituar banorët deri në ardhjen e Klan Kosovës në vendin e ngjarjes

Të martën mbrëma kishte mjaftuar një erë e fortë që ta hidhte në tokën pullazin e një objekti në Lipjan.

Rënia e tij i ka frikësuar familjarët e dëshmorëve që jetojnë në këtë ndërtesë. Edhe pse era ishte e fortë, banorët po dyshojnë në kualitetin e punimeve të objektit.

Banorët e ndërtesës për këtë që u ka ndodhur, i kanë njoftuar edhe autoritetet komunale. Mirëpo, ata nuk i kishin vizituar deri në ardhjen e Klan Kosovës.

Eset Sahiti, Drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Lipjanit, pasi ka arritur në vendin e ngjarjes, është befasuar me atë që ka ndodhur.

“Kjo ka ndodhur për shkak se kualiteti nuk është siç duhet të jetë. Sado e fortë të ketë qenë era, shkalla e sigurisë duhej të ishte më e lartë”, ka thënë Sahiti.

Befasia që përjetoi Sahiti, bëri që në objektin ku kishte rënë pullazi të paraqitej edhe Drejtori i Urbanizmit, Hasim Vishella. Mirëpo, ai nuk ka konsideruar se cilësia e dobët e objektit ishte shkaktari i rënies së pullazit, mirëpo vlerësoi se shkaqet ishin plotësisht natyrore.

Megjithatë, dy drejtorët e Komunës së Lipjanit, u pajtuan që duhet që shumë shpejt të fillohet me punën për sanimin e dëmeve që janë shkaktuar.

Storie e Florent Zeqajt.

klankosova.tv

  • Fjalë kryesore:
  • Komun

SHIKO MË SHUMË

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Edhe një rast tjetër dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i...