Rrezimi i helikopterit në Shkodër- Pilotët e ndjerë nuk kishin eksperiencën për të drejtuar një helikopter të llojit EC 145

PUBLIKUAR

Hetimet per rrëzimin e helikopterit të Forcave të Armatosura në Shkodër disa muaj më parë, ku humbën jetën dy pilotë,  kanë nxjerre fakte te reja, pasi sipas Prokurorise se Shkodrës,  dy pilotët e ndjerë, Delia dhe Donald Hoxha, nuk kishin eksperiencën e duhur për të drejtuar një helikopter të tillë, të llojit EC 145, të cilët ishin blerë nga Ministria e Mbrojtjes pak kohë më parë.

Tre helikopterët i janë bashkuar flotës sonë të ushtrisë pasi janë blerë nga e njëjta kompani ku janë blerë edhe helikopterët Cougar. Por blerja e helikopterëve EC 145 nuk është shoqëruar me një kontratë si ajo për helikopterët Cougar, për të cilët ishte kontraktuar një pilot francez për një periudhë tre vjeçare për të asistuar në çdo fluturim të helikopterëve dhe për të trajnuar në mënyrë të detajuar pilotët shqiptarë.

Në rastin e helikopterit EC 145, Ministria e Mbrojtjes e ka parë të udhës që një kontaktim i tillë të mos bëhej. Sipas Prokurorisë, pikërisht ky fakt ka sjellë mungesën e trajnimit të vazhdueshëm për pilotët e njësisë së Farkës në drejtim të helikopterëve të llojit EC 145, pra pilotët nuk ishin të trajnuar për të drejtuar helikopterin me të cilin u rrëzuan. Një ndihmë të madhe në zbardhjen e rrëzimit të mistershëm të helikopterit pritet të japë edhe ekspertiza e kamerës së brendshme të helikopterit, karta e memories e të cilit është dërguar në Gjermani. Shqiperiaime.al 

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit, kjo është gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës

Pritje të gjata janë raportuar në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës gjatë...

Identifikohet dhe arrestohet e dyshuara për dhunë ndaj një të miture

Hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë të Jugut kanë identifikuar dhe arrestuar një...

Të bllokuar mbi 9 orë në kufirin Serbi – Kroaci, mërgimtari : Kemi mbet pa ujë e pa ushqime

Një numër i madh mërgimtarësh nga Kosova kanë mbetur të bllokuar në kufirin ndërmjet...