Rrëzimi i aeroplanit të Egyptair: Janë gjetur disa pjesë të bagazhit

PUBLIKUAR

Ushtria egjiptiane bën të ditur se janë gjetur rrënojat e aeroplanit të rrëzuar të Egyptair.

Siç raportojnë mediat e huaja, ato janë gjetur në Detin Mesdhe, rreth 290 kilometra në veri të Aleksandrisë, përcjell Telegrafi.

Gjithashtu thuhet se janë gjetur edhe disa pjesë të bagazhit dhe po bëhet kërkimi i kutisë së zezë.

Në aeroplanin e Egyptair ishin 56 udhëtarë dhe 10 anëtarë të ekuipazhit, ndërsa aeroplani u zhduk nga radarët pak kohë pasi ka hyrë në hapësirën ajrore të Egjiptit, dje herët në mëngjes.

SHIKO MË SHUMË

Më 7 nëntor zhvillohet procesi i testit kualifikues për kandidatët për prokurorë të rinj

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët...

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për grabitje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj...

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...