Rrëzimi i aeroplanit në Shkup: Dy kosovarët e vdekur janë nga Malisheva

PUBLIKUAR

Burime nga MPJ i kanë thënë Telegrafit se që nga momenti i fatkeqësisë, Ambasada e Kosovës në Shkup ka qenë në kontakt me autoritetet policore në Maqedoni.

Në këtë drejtim është bërë e ditur se Ambasada e Kosovës në Shkup është informuar se kanë që rreth 4 aeroplanë të vegjël komercial të nisur nga Italia për në Kosovë, por për shkak të motit të keq njëri prej tyre me 6 anëtarë në bord është rrëzuar.

Prej 6 të vdekurve, dy janë shtetas të Kosovës, V. Begaj dhe F. Begaj, biznesmenë nga Malisheva që jetojnë dhe veprojnë në Itali.

Të dy kosovarët e vdekur, së bashku me afaristët italianë kanë pasur destinacion Kosovën ku nesër do të hapnin Qendrën Aeronautike të Kosovës, një investim të madh në komunën e Istogut.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...