Rrëzimi i aeroplanit “Egyptair”: Imazhet e para të rripit të sigurimit të gjetur në detin Mesdhe (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Aeroplani i aviokompanisë “Egyptair”, i cili të mërkurën mbrëma derisa po fluturonte nga Parisi për në Kajro, është zhdukur nga radari mbi detin Mesdhe mes të mërkurës dhe të enjtes.

Në aeroplanin gjendeshin 66 udhëtarë, përfshirë tre fëmijë dhe 10 anëtarë të ekuipazhit, transmeton Telegrafi.

Deklarata zyrtare në lidhje me shkakun e rrëzimit të aeroplanit nuk ka, por disa zyrtarë thonë se ekziston mundësia të bëhet fjalë për një sulm terrorist.

Shefi i shoqatës së kontrollorëve të trafikut ajror në Greqi, Serfaim Petrou ka deklaruar për BBC, se bazuar në përvojën e tij mund të konstatojë se shkaku i një zhdukje të papritur të aeroplanit, mund të jetë ndonjë shpërthim apo zhytje në thellësi të detit. /Telegrafi/

Aeroplani 2

SHIKO MË SHUMË

Më 7 nëntor zhvillohet procesi i testit kualifikues për kandidatët për prokurorë të rinj

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët...

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për grabitje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj...

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...