Rreziku nga shirat, KEDS ndërpret furnizimin me rrymë

PUBLIKUAR

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe rrezikut të krijuar në Drenas, KEDS ka njoftuar se ka ndërmarrë masa për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike, për arsye sigurie.

Bazuar në njoftimin e lëshuar në rrjetet sociale, uji ka depërtuar në nënstacion, duke paraqitur rrezik serioz për funksionimin e sigurt të rrjetit elektrik, transmeton Klankosova.tv.

Autoritetet përkatëse, përfshirë Policinë dhe Zjarrfikësit, janë njoftuar dhe janë në koordinim të vazhdueshëm.

KEDS njoftoi se gjendja është jostabile edhe në Malishevë dhe Rahovec, për shkak të vërshimeve, ku edhe në këto dy komuna, për arsye sigurie është bërë ndalja e furnizimit me energji elektrike deri në stabilizimin e situatës.

“Ekipet e KEDS janë në terren dhe po punojnë intensivisht për menaxhimin e situatës dhe rikthimin e furnizimit sapo të krijohen kushte të sigurta”, thuhet në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

IKSHPK del me thirrje: Mbrohuni nga temperaturat e larta, kujdesuni për foshnjat, fëmijët e të moshuarit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dalë me thirrje e këshilla për t’u mbrojtur...

5 orë ballafaqim me zjarrin në një banesë në Prishtinë, një 5 vjeçar po trajtohet në emergjencë, disa zjarrfikës të lënduar

Drejtori për Emergjenca i Komunës së Prishtinës, Lulzim Fushtica, ka dhënë detaje për djegien...

Polica i gjen armë pa leje 62-vjeçarit në Kaçanik pas kontrollit në shtëpinë e tij

Një pushkë gjuetie pa leje dhe 12 fishekë i janë gjetur E.L., 62 vjeç,...