Në kohën kur protesta e opozitës më 17 shkurt po afrohet, Policia e Kosovës thotë t’i ketë bërë të gjitha përgatitjet për të ofruar siguri. Në këtë drejtim, policia ka përpiluar planin operativ me shtimin e masave të sigurisë për të garatuar rend, qetësi, dhe siguri publike para, gjatë dhe pas protestës.
Gjithashtu policia, ndër tjera, ka paraparë ndërmarrjen e masave të nevojshme policore ndaj veprimeve të mundshme kundërligjore dhe dukurive negative që shkaktojnë jo stabilitet, përfshirë edhe parandalimin, luftimin e dukurive negative dhe akteve kriminale të mundshme.
Por ekspertët e sigurisë thonë se foltorja e opozitës nuk duhet të vendoset afër objektit të Qeverisë, për shkak të hapësirës që i duhet policisë për të vepruar në rast nevoje.
Ndiqeni kronikën e përgatitur nga Tribuna Channel:


