Rrezikohet kthimi i La Ligës, pesë të infektuar me koronavirus

PUBLIKUAR

Përderisa autoritetet dhe klubet po përgatiteshin për kthimin e La Ligës spanjolle, sot po raportohet për pesë futbollistë të infektuar me Covid-10. Kjo e ka komplikuar tentimin për rinisjen e ndeshjeve.

Mediumi i madh spanjoll RAC1 raporton sot se rezultatet e rundit të parë të testimeve që i bënë të gjitha klubet e La Ligës kanë nxjerrë pesë rezultate pozitive për infektimin me koronavirus, transmeton Gazeta Express.

Testet janë kryer për të gjithë futbollistët, trajnerët dhe punonjësit sportivë nga të gjitha skuadrat. La Liga është duke pritur të gjitha rezultatet para se të marrë një vendim final për fatin e Ligës.

Barcelona dje ka dorëzuar të gjitha testet e bëra, të cilat kanë rezultuar të jenë negative. Ngjashëm ka ndodhur edhe te Real Madridi, që gjithashtu nuk është raportuar për ndonjë të infektuar.

Autoritetet e futbollit në Spanjë kanë qenë duke punuar që një kohë me qeverinë e vendit për të tentuar ta gjejnë një mënyrë se si mund t’i rinisin ndeshjet për ta përfunduar sezonin aktual të kampionatit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...