Rrezikohen pensionet e pleqve kosovarë

PUBLIKUAR

Shteti i Kosovës po ndërton mekanizma për t’i goditur pensionistët duke ua ndalur 75 euro që marrin si pension bazë. Ky është konstatimi i Florina Dulit, nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet. Në një bisedë për Express, Duli ka thënë se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale është duke bërë veprime për t’ua rënduar jetën pensionistëve që marrin 75 euro. Por zyrtarët e Ministrisë së Mirëqenies Sociale e kanë mohuar një gjë të tillë.
“Qëllimi është me vështirësu sa më shumë që ata me i marrë 75 euro”, ka treguar Duli, për Express.

“Ministria momentalisht harxhon 128 milionë për pensione. Dmth me sistemin e ri, i cili ka fillu te zbatohet para se te aprovohet ligji i ndryshuar, do te kurseje 80 milionë. Kjo do te thotë se skema e veteraneve po ndërtohet mbi kurriz te pensionistëve”, ka treguar Duli.

Kjo zyrtare e Iniciativës Kosovare për Stabilitet thotë se Shteti ngadalë skemën pensionale po e shkrijnë në skemë të asistencës sociale.
“Barre e kujt do te mbesin mbi 140,000 pensioniste tanë, te cilët përveç tjerash nuk gëzojnë as edhe mbrojtje shëndetësore”, ka shtuar ajo.

Mirëpo, Selatin Kllokoqi zyrtar në MPMS në një prononcim për Express ka thënë se skemat për pensionistët dhe për veteranët janë të ndara. Prandaj, ai ka thënë se pensionet prej 75 eurosh janë të sigurta.

“Këto janë spekulime dhe nuk ka asgjë të vërtetë këtu. Janë buxhetet e ndara. Është e pamundur t’i kursyer 80 milionë euro”, ka thënë ai për Express.

Gazeta Express merr vesh se për çështjen e veteranëve pritet të vendoset javën tjetër.

Aktualisht, në Kosovë janë 14 mijë e 111 pensionistë apo 7.8 përqind e popullatës./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Komisioni për Ekonomi miraton prioritetet, për dhjetor ftohen Rizvanolli e Kusari-Lila

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kanë vendosur që gjatë...

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...

Mot me diell, temperatura maksimale 20 gradë celsius

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4°C deri në 7°C, ndërsa temperaturat maksimale nga...