Rreth 300 tifozë kosovarë të gatshëm për Beograd

PUBLIKUAR

 

Rreth 300 tifozë kosovarë të gatshëm për Beograd

Ndeshja ndërmjet Serbisë e Shqipërisë zhvillohet më 14 tetor në kuadër të xhiros së tretë eliminatore për kampionatin evropian që do të mbahet në vitin 2016 në Francë.

Udhëheqësi i grupit të tifozëve “Plisat” nga Prishtina, Albert Kastrati, ka njoftuar se përgatitjet po shkojnë sipas planit. Ai ka thënë se rreth 300 tifozë nga Kosova do të udhëtojnë për në Beograd për të përkrahur kombëtaren shqiptare.

“Jemi duke i bërë përgatitjet e fundit para se t’ia dorëzojmë listën e tifozëve nga Kosova Federatës Shqiptare të Futbollit. Listën do t’ia dorëzojmë FSHF-së të premten dhe më pas do të presim përgjigje. Ne do t’ua dorëzojmë fotokopjet e letërnjoftimeve apo të pasaportave të cilat i kemi. Lista e plotë si për tifozët nga Kosova ashtu edhe për ata nga Shqipëria do të shkojë e njëjtë dhe nuk do të ketë ndarje”, ka thënë Kastrati për Kohën Ditore.

Ai tha se në Serbi do të merren vetëm flamujt kombëtarë, pasi nuk do të rrezikojnë me ndonjë koreografi tjetër që do të mund të provokonte incidente apo edhe ndëshkimin e FSHF-së nga UEFA. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...