Rreth 26 mijë persona janë ndaluar nga policia për mosrespektim të masave

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...

Bastisje në Lipjan e Prishtinë, arrestohen dy persona – i treti në arrati

Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar S. T. (48) dhe A. T. (21),...

25 mijë e 714 persona mund të ndëshkohen me gjobë për mosrespektim të masave për mbrojtje nga pandemia.

Policia e Kosovës ka mbledhur të dhënat e të ndaluarve, të cilët pritet t’i dërgohen inspektoratit sanitar.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka deklaruar se për 1 muaj Policia e Kosovës ka shënuar fiks 25 mijë e 714 proces verbale të cilat pastaj i dërgohen inspektoriatiot sanitar për shndërrimin në gjobë, shkruan Zeri.info.

“Policia e Kosovës që në fillim të pandemisë ka qenë në krye të detyrës madje me orar të zgjatur prej 12 orësh”, tha Qalaj në komisionin për shëndetësi që po mbahet në Kuvend ku po debatohet rreth pandemisë.

Mirëpo, ai ka thënë se PK-së i duhet një projektligj për masat që duhet të marrë policia.

Qalaj theksoi se një projektligj do të ishte mbështetje ligjore e mërfilltë.

“Është ditë e rëndësishme për policinë që të diskutohet ky projektligj i cili ka qenë i shumë kërkuar nga ne. Kemi qenë të angazhuar që nga fillimi por ajo që ka munguar prej në fillim ka qenë mbështetja ligjore e mirëfilltë. Mund të them që nga fillimi i pandemisë deri tash janë bërë shumë aktivitete policore së bashku me institucionet tjera mirë po kemi qenë të hendikepuar për mbështetje legale”, tha Qalaj, raporton Zeri.info.

Ai ka theksuar se një ligj administrativ do të jetë i nevojshëm edhe për qytetarët në rrugë të cilët nuk bartin maskë. “ Besoj ky ligj do të ketë edhe ligj administrativ dhe besoj që janë gjobitje të nevojshme për qytetarët të cilët i hasim në rrugë për mos mbajtje të maskës. Gjithsesi duhet të mandatohet që PK-ja të gjobisë personat që nuk i përmbahen masave. I kemi disa propozime të cilat do ti dërgojmë me shkrim më vonë”, tha ai. /Zëri

SHIKO MË SHUMË

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...

Haga e liron Isni Kilajn për t’u mbrojtur në liri, ia ndalë 30 mijë euro dorëzani, cakton dhe kufizime tjera

Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se sot...

Moti sot: I vranët dhe me intervale me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë të mërkure parashihet të...