Rreth 1000 nxënës në Mitrovicë që 10 ditë kanë mbretur pa mësim

PUBLIKUAR

Procesi mësimor ka nisur më 5 shtator, por jo edhe në një shkollë në Mitrovicë. Mbi 1000 nxënës të Shkollës së Mesme të Lartë të Mjekësisë “Dr.Xheladin Deda “ në Mitrovicë ende nuk e kanë filluar vitin shkollor. Kjo ngase godina e re shkollore, e cila ka filluar të ndërtohet në dhjetor të vitit 2009 ende nuk ka përfunduar.

Si rezultat i papërgjegjësisë së kompanisë ndërtimore punën nuk janë kryer me kohë për ndërtimin e Shkollës së mesme të mjekësisë në Mitrovicë. Ndërtimi i shkollës është i financuar nga Ministria e Arsimit, si dhe është mbikëqyrëse e projektit.

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Safet Kamberi ka pranuar se mësimet nuk kanë filluar ende shkaku i problemeve me ndërtimin e shkollës.
“Ne, fillimisht e kemi pasur edhe një takim para shtatorit, me Ministrinë e arsimit, dhe me drejtorinë e shkollës, ku kemi kërkuar përgjegjësi nga Ministria lidhur me përfundimin e punëve në shkollë, meqë ai projekt është i ministrisë. E keqja është se mësimet nuk kanë përfunduar ende shkaku i disa problemeve teknike që kanë dal”, tha nënkryetari i Kamberi për lajmi.net.

Ai tha se nga fillimi i javës së ardhshme do të bëhet një zgjidhje që nxënësit mos të mbesin pa mësim.

“Neve na është premtuar nga Ministria e Arsimit që punët do të përfundojnë deri më 10 shtator. Duke u bazuar në këtë premtim, ne nuk jemi interesuar që të bëjmë zgjidhje tejet eventuale. Por, të hënën do të takohemi edhe njëherë me Ministrin dhe besojë që do të fillojmë mësimin në objektin e ri”, tha Kamberi.

Vlera e kontratës, sipas dosjes së tenderit ka qenë 1 milion e 981 mijë euro. Kontrata është nënshkruar me datë 11.12.2009. Tenderin e pati fituar kompania “Ferda” nga Mitrovicë.

Kjo shkollë që nga viti 1991 kur nxënësit dhe mësimdhënësit shqiptarë u dëbuan nga forcat serbe prej objektit shkollor në pjesën veriore të Mitrovicës, nuk posedon objekt të vetin shkollor dhe procesin mësimor e zhvillon nëpër objekte alternative.

SHIKO MË SHUMË

Haradinaj i ashpër për mosreagimin e Gërvallës ndaj verdiktit të Speciales: Sepse s’kemi shtet, o vëlla

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka komentuar mosreagimin e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla,...

OVL e UÇK’së thërret protestë gjithpopullore: Të premten në orën 12:00 në Prishtinë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka thirrur protestë për nesër, në orën...

Ymeri: Qeveria po fsheh certifikatat e grurit nga Serbia, mbi 1.6 milionë kilogramë kaluan në një muaj

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka kritikuar deputetët e VV-së, Armend Mujën dhe Mimoza...