Rregullohen me kubëza betoni rrugët “24 marsi” dhe “Jeton Fazliu”

PUBLIKUAR

Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, Sefer Tasholli së bashku me përfaqësues të IOM (International Organization for Migration) vizituan sot dy rrugët “24 marsi” dhe “Jeton Fazliu” të cilat janë rregulluar me kubëza betoni, ku njëherit u bë edhe pranim dorëzimi i tyre.

 Ky projekt është realizuar në bashkëpunim mes Komunës së Lipjanit dhe Bashkimit Evropian  në kuadër të projektit për stabilizim të komuniteteve jo shumicë, ndërsa është implementuar nga IOM. Vlera e projektit është mbi 15 mij euro dhe janë rregulluar rreth 900 m rrugë.
Nënkryetari i Komunës së Lipjanit për Komunitete, Sefer Tasholli i falenderoi përfaqësuesit e IOM për realizimin e këtij projekti si dhe shprehi gatishmërin e Komunës për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

SHIKO MË SHUMË

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si...