RREGULLA STRIKTE PËR TIFOZËT SERBË NË NDESHJEN ME SHQIPËRINË

PUBLIKUAR

13.10.2014

Federata Serbe e Futbollit (FSS) i ka vënë disa rregulla strikte për tifozët të cilët do të marrin pjesë në ndeshjen ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë.

Siç dihet, tifozët shqiptarë nuk do të jenë pjesë e kësaj ndeshjeje, prandaj rregullat vlejnë vetëm për tifozët serbë, raporton ‘Zëri’.

Në vazhdim mund t’i shihni pesë rregullat e lojës, për ta larguar rrezikun në stadium:

– Dyert e stadiumit hapen në orën 17:45;

– Nga rrethoja e metaltë do të formohen dy rrathë sigurimi, para hyrjes në stadium;

– Është e ndaluar të futen në stadium fishekzjarrë, armë dhe objekte që mund të përdoren për shpim, prerje apo goditje;

– Është e ndaluar që në tribuna të sillen pankarta raciste, ekstreme dhe materiale politike;

– Është e ndaluar futja në stadium e flamurit apo simboleve tjera të kundërshtarit. rtk/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...