Rrëfimin ekskluziv të një ish të burgosuri politik nga komuna e Lipjanit , z.Naim Reçica

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

582766_369746766395023_1295414240_n

Më poshtë mund të lexoni rrëfimin ekskluiziv të një ish të burgosuri politik nga  komuna e Lipjanit ,  z. Naim  Reçica tregon për vuajtjet e jetes së tij neper burgje dhe jeten që bën tani.

Naim Reçica, ju jeni ish i Burgosur Politk ne Protestat e 1981, cilat ka qenë arsyeja e bugosjes suaj, sa vite  keni qendruar ne burg ?

Kur kanë filluar  demostratat në Prishtinë me 11 mars  isha  rastesisht në një të pame , në  atë moment reporteri i një reviste Beogradase më fotografoi e bash në ballinen e kesaj reviste isha edhe unë, me 15 qershor më morren në pyetje organet e sigurimit dhe prej atëherë nuk më  kanë liruar  deri më 9 shtator kur filloi gjykimi im, atëherë  komiteti i LKM ndërrmorri aksion për luftën kunder irredentizmit dhe nacionalizmit, njëkohesisht isha edhe antar  i lidhjes komuniste te maqedonisë.
Kam pas rastin te kem avokat Bajram Kelmendin, ku  më qendrimin e ti grandioz më mbrojti mua dhe shoket tjerë denimi im ishte 3.5 vjet.

 

Z.Reçica pse vendosët  të jetoni në  SHKUP, te zhvendoseni nga  vendin tuaj Lipjani (Llugaxhia)?

Babgjyshi,  baba dhe axhallaret kanë  migruar  për në Turqi gjatë  viteve 1951/52,  kur kanë arritur në Shkup i kanë humb VESIKAT  (një lloj garance)  dhe mbetën në Shkup, në fillim kanë punuar si puntor  me vetura , transportonin ngarkim shkarkim te lloj lloj mallit,  më vonë  kanë  bëre pak  kapital dhe kanë bler një  shtëpi dhe një pen kuaj ( dy kuaj) , deri gjatë viteve 1965 kanë punuar neper ara , nderkohë baba u inkuadru ne një  ndermarrje tregtare ku ka punuar  deri ne vdekjen e tij me 1990.

 295091_384695348233498_178559244_n

A e vizitoni ndonjëhere vendlindjen tuaj, a ju n’gjall nostalgji ?

Po, si jo nuk kalon dy muajshi vazhdimisht jemi ne Llugaxhi, ose ne rrethin e Lipjanit, edhe pse  kam lindur në Shkup gati 60 vjet i kam, nuk ka fshat e lokacion ku nuk kam qenë, deri ne bjeshket e Plitkoviqit kam qenë, Janjevë,  Akllap, Shpellen e Gadimes,  rrugën për në magure e kam si rrugë rutinore, Rufci i ri, Hallaqi i madh dhe i vogel,  Blinaja,  Vershevci e mos ti numroj fshatrat tjera, atë nostalgji u’a kam krijuar  edhe femijve te mi, nëna e don më shumë fshatin Llugaxhi sepse  ajo në atë  fshat  ka ardhur  si nuse  prej Prishtines.

Sa familje  jeni në Shkup, të larguar nga Komuna e Lipjanit?

Kater familje Reçica, një familje Ratkoceri, dy familje Magashi edhe një  familje Prekopuc, tash janë shtuar  dhe janë formuar  familje te reja, sot  e mbajnë  atë  lidhje në mes  vete nëpër  ahengje  familjare, nëpër festat fetare ose mortore.

A  flasin shqip, edhe  nipat dhe mbesat tuaja, z.Reçica?

Bile edhe atë kosovarçe, traditat i kemi sikur para 130 viteve kur kanë ardh si muhaxhir nga Toplica e Leskovcit, por pak kemi ngecur sa i përket arsimit, ate botë  gjatë  viteve 1970 ishte vetëm gjimnazi dhe shkolla normale në Gjuhen Shqipe, për fakultet as te mos flasim.

Cili është mesazhi juaj per rininë në përgjithesi  që jeton jashtë shtetit?

Shumë  kam frik që i marrin traditat e huaja, dhe pak i japin rëndësi kombit , martohen me të huaj per letra  si thojn,  dhe  nëse i kanë  prindërit shqiptar në vende te huaja, duhet ta kultiivojn atdhe-dashurinë, dhe gjuhen e ëmbël shqipe./Lipjani News/
 

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...