Rrëfimi i shoqes së ngushtë të Whitney Houston për lidhjen e tyre romantike

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sot mot i vranët e me shi

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Temperaturat minimale do...

Viktima e aksidentit në Lipjan është një 71-vjeçar

Një person e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur...

Robyn Crawford ka qenë shoqja më e ngushtë e Whitney Houston. Ishte personi më i besueshëm i saj dhe mbrojtësja më e madhe, njëherësh duke kryer edhe punën e asistentes. Njëherësh, në vitet e tetëdhjeta, ajo ka qenë edhe partnerja romantike e këngëtares. Diçka për të cilën nuk ka folur kurrë më parë.

Në librin e kujtimeve “A Song For You: My Life with Whitney Houston”, 58-vjeçarja ka vendosur ta ndajë tregimin e saj me divën e muzikës pop – historinë e tyre të dashurisë.

Ato ishin takuar kur Robin ishte 19 vjeçare, kurse Whitney akoma pa i mbushur 17 vjet, ndërsa Crawford i kishte thënë: “Do të kujdesem për ty”, dhe pikërisht këtë e kishte bërë për dy dekada teksa këngëtarja u bë yll botëror.

“Deshëm të ishim bashkë dhe kjo do të thotë vetëm ne të dyja”, ka rrëfyer Crawford, mirëpo Houston e kishte ndërprerë pjesën fizike të raportit të tyre pas marrëveshjes artistike me Clive Davis.

E fshehta e errët e Whitney Houston, keqtrajtimi në fëmijëriE fshehta e errët e Whitney Houston, keqtrajtimi në fëmijëri

“Ajo më tha se nuk mund të ishim më fizike, sepse do të na vështirësonte shumë rrugëtimin tonë. Ajo tha se nëse njerëzit do të merrnin vesh për ne, do ta shfrytëzonin këtë gjë kundër nesh. Ndërsa kështu ishin gjërat në vitet e tetëdhjeta”.

“Whitney më tha se nëna e saj i kishte thënë se nuk ishte e natyrshme që dy femra të ishin aq të afërta, por ne ishim aq të afërta”.

“Kurrë nuk flisnim për etiketime, si lesbike apo homoseksuale. Thjesht bënim jetën tonë dhe shpresonim të vazhdonte ashtu përgjithmonë”, ka treguar Robyn.

Whitney Houston ndërroi jetë në vitin 2012 në moshën 48 vjeçare, pas problemeve të vazhdueshme me vartësinë nga droga dhe alkooli. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Tuna pas rasteve të fundit në Kosovë: Gjysma dhunues e vrasës, gjysma thashethemexhi

Këngëtarja e njohur, Altuna Sejdiu-Tuna, ka bërë një reagim në mediat sociale. Përmes një storie...

Xhensila ”flakë”, ekspozon format trupore

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, gjithmonë zgjedh të duket e kuruar deri në detaje. Së fundmi ajo...

Bebe Rexha shfaqet shumë tërheqëse, në fotografitë e mrekullueshme në Instagram

Bebe Rexha ka shfaqur gjoksin e saj në një korse të zezë, ndërsa ka...