Rrëfimi i qytetarit të parë të shëruar nga Koronavirusi në Kosovë

PUBLIKUAR

Nazim Kelmendi, pas 7 ditësh qëndrimi në Klinikën Infektive, pasi që, rezultoi me COVID-19, dje është liruar në shtëpi, i shëruar tërësisht.

Ai në një rrëfim ekskluziv për Gazetën Insajderi, ka thënë që po ndihet shumë mirë, teksa ka folur për gjendjen nëpër të cilën ka kaluar.

Ai ka thënë se trajtimi nga mjekët ka qenë shumë i mirë, por ka pasur kritika sa i përket higjienës.

Kelmendi, ishte kthyer nga Gjermania më 11 mars. Ai përpos ligështim të trupit, kishte pasur edhe temperaturë, dhe kësisoj ka vendosur që të shkojë në Qendrën e Mjekësisë në Janjevë për tu kontrolluar. Aty mjekët e kanë udhëzuar për në Kliniken Infektive.

Pasi ka shkuar në Klinikë, menjëherë ia kanë bërë testin për Koronavirus, dhe pas 24 orësh pritje, ka rezultuar pozitiv.

Në këtë intervistë, mund të ndiçni rrëfimin e plotë të Kelmendit, pas shërimit nga Koronavirusi./ Insajderi.com

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...