Rrëfimi i ndjerë i këngëtarit shqiptar për të birin: Kam dy vite pa e takuar

PUBLIKUAR

Gjatë intervistës që dha në emisionin e mëngjesit në ABC, Endrik Beba u ndal dhe te familja e tij dhe jeta si një baba. Ai tregoi për moderatorin Alban Musa se prej dy vitesh nuk e ka takuar djalin e tij 5 vjeçar pasi ndodhet në Greqi. Në studio, ai tregoi se vogëlushi vuante nga një alergji që iu kthye në dispnea akute.

Për shkak të problemeve, u detyruan ta dërgojnë në shtetin fqinj për mjekim ku po qëndron prej dy vitesh bashkë me të ëmën. “Kam dy vite pa e parë djalin, po mjekohet në Greqi. Ka qenë një situatë e keqe. Fakti që nuk u bënë dy vite që jemi larg më jep forcë është vetëm ideja që është mirë.

Ka qenë Covidi, e dyta gjatë kohës që u hapën rrugët nuk kam shkuar sepse kujdesem dhe për mamanë time, gjyshin dhe gjyshen, të cilët janë bërë dy javë që më lanë . Prandaj e bëja tamponin shumë shpesh. Kisha dhe probleme me biznesin.”, tregoi Endriku. /abcnews.al

SHIKO MË SHUMË

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...

U raportua se menaxheri e mashtroi Nora Istrefin lidhur me paratë, kjo është e vërteta

Gjatë ditës së djeshme, nga mediat u raportua se Nora Istrefi ka pasur probleme...

Rita Ora ndanë me fansat e saj në “Instagram’ lajmin e zgjedhjes së Presidentes së Kosovës

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit e saj momentin e...