Rrëfimi i ish-luftëtarit të Batalionit “Atlantiku” për luftën në Kosovë dhe jetën në SHBA

PUBLIKUAR

Ramiz Halili u largua nga Kosova drejt Amerikës në vitin 1986 për një jetë më të mirë, për të përjetuar atë që njihet si “Ëndrra Amerikane”, e pastaj me batalionin “Atlantiku”, erdh nga Amerika për t’u bashkuar në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Halili ka rrëfyer për RTV Dukagjinin për luftën në Kosovë e jetën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rrëfimi i tij përfshinë gjithë ngjarjet duke filluar prej nisjes për në Meksikë, nga Beogradi, tek arritja në Amerikë, e pastaj nisja për në luftën e Kosovës.

Ai ka treguar se si kishte filluar biznesin e tij në Amerikë dhe si e kishte marrë vendimin për të ardhur në luftën e Kosovës.

Po ashtu, ai ka thënë se jeta në Amerikë e ka bërë më të fortë dhe e ka bërë t’i shoh gjërat ndryshe.

“Ne mërgimtarët jemi më të zjarrtë për atdhe, ne jetojmë këtu, por ëndrrat i shohim atje”, thekson Halili.

Rrëfimin e tij mund ta ndiqni në videon më poshtë. /Telegrafi/ RTV Dukagjini/

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...