Rrëfimi i babait të Elma Gjyshincës, e cila dyshohet për terrorizëm (Video)

PUBLIKUAR

Emri i organizatës terroriste ISIS, është shkruar edhe në një mur në lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë. E nga kjo pjesë e qytetit është edhe Elma Gjyshinca, që ditë më parë u deportua nga Bosnja në Kosovë.

Mediat në këtë shtet raportuan se ajo kishte lidhje me organizaten terroriste, të Shtetit Islamik.

Por, këtë gjë po e mohon babai i Elmës, Beqir Gjyshinca.

Elma Gjyshinca, tani gjendet në shtëpin e saj, por për shkak të shqetësimeve që ka përjetuar nuk dëshiron të flet para kamerës.

Ajo kohë më parë ishte martuar me një person nga Sarajeva.

Gjyshinca thotë se vajza e tij ishte habitur, kur kishte parë se çfarë kishin shkruar mediat për të.

Por, burri i saj në Sarajevë është i dyshuar për terrorizëm në këtë shtet.

Ndërsa Elma Gjyshinca është futur në Kosovë përmes pikës kufitare në Bërrnjakë.

SHIKO MË SHUMË

Kusari-Lila në Tiranë: Kosova synon integrim më të madh të produkteve vendore në tregun evropian

Ministrja e MINTI-it, Mimoza Kusari-Lila, sot në Tiranë, me organizim të Ministrisë së Ekonomisë...

220 persona aplikojnë për azil në Kosovë, këta janë shtetasit që prijnë me kërkesa

220 persona kanë aplikuar për azil në Kosovë, që nga janari e deri më...

Sveçla: Gjatë qeverisjes “Kurti 2” u fuqizua siguria dhe u luftua krimi i organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se gjatë qeverisjes “Kurti 2”...