Rrëfimi i 19-vjeçarit për jetën brenda burgut të Lipjanit

PUBLIKUAR

D.M nga Peja kur ishte vetëm 17 vjeç ishte përfshirë në veprën penale vjedhje e rëndë. Ndaj tij, është shqiptuar masa e dënimit me burg prej 1 viti. Ai tash ndodhet në Qendrën Korrektuese në Lipjan.

D.M, thotë se nga mosha 15 vjeçare kishte filluar të merrej me punë të jashtëligjshme.

“Si i mitur që nga mosha 15 vjeçar ja kom nise me shoqni të keqe tu u merr me punë të këqija.  Si 17 vjeçar kam bërë një vepër penale, vjedhje e rëndë”, ka thënë D.M.

Gjatë një viti të qëndrimit në Qendrën Korrektuese në Lipjan, ky i ri zhvillon një jetë krejt tjetër. Që nga mëngjesi e deri në mbrëmje ai ka për të ndjekur një rregullore të vendosur nga përgjegjësit e Qendrës Korrektuese në Lipjan.

Ai madje ka edhe një punë për të cilën paguhet 1 euro në ditë.

“Në ora 8:20 shkojë në byfen e Qendrës Korrektuese ku punoj dhe paguhem 1 euro në ditën, aty ju qes kafe punëtorëve, më pas shkoj në shkollë, pas përfundimit të shkollës kthehem prapë në punë, nëse e shoh që nuk kam një punë shkoj në pavijon”, ka thënë D.M për Gazetën Insajderi.

Tutje, ai ka treguar se përveç shkollimit të cilën e ndjek në mënyrë të rregullt ai merret edhe me trajnime profesionale, për të cilat në fund certifikohen me mundësi punësim pas lirimit.

“Po merrna me aktivitet, me trajnime si moler”, ka shtuar me tej.

I penduar me veprimin që e ka bërë, ai ka kërkuar nga të rinjtë që të mos merren me punë të jashtëligjshme.

“Ju kisha sugjeruar që mos me përsërit gabimin që e kom ba unë se nuk ja vlen, ju kisha lute që me vazhdu jetën përpara”, ka përfunduar D.M.

SHIKO MË SHUMË

Të shtëna me armë në Lipjan, përfundon në pranga i dyshuari për tentim-vrasje

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë vrasje...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...