ë 18-vjetorin e rënies heroike të Mujë Krasniqit, bashkëluftëtari i Krasniqit dhe Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, ka thënë se këtë ditë e kujton si ditën më të rëndë të jetës së tij.
“Nuk kam përjetuar ditë më të rëndë pasi në atë betejë kam humbur bashkëluftëtarët. Ka qenë një kujtim i rëndë. Pra ka qenë një betejë shumë e rëndë për ne të gjallët, të cilët për fat kemi shpëtuar”, tha Qeriqi në Info Magazine të Klan Kosova.
Qeriqi ka thënë se sa herë që vjen përvjetori i kësaj rënie, emocionohet.
Ai poashtu ka treguar për përjetimet e tij nga kjo betejë.
“Ka qenë një ditë me borë, një rrugë e gjatë derisa ne ishim të ngarkuar me armatim dhe ishim pa ushqim. Dhe ta përjetosh një betejë të tillë është shumë e rëndë. Megjithatë jam krenar që kam pasur fatin të jem krahë për krahë me ta”, tha ai.


