Rrahu një person, 30 ditë paraburgim për Feron

PUBLIKUAR

30 ditë paraburgim gjykata ia ka caktuar reperit të njohur si Fero (Feronit Shabani).

Ai dyshohet se e ka rrahur një person në Gjilan para tre ditësh.

Fero e sulmoi me grushte dhe shkelma viktimën.

“Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 24.07.2022 rreth orës 17:00, në Rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, në rrugë dhe vend publik, i pandehuri pas një mosmarrëveshje të rastit me të dëmtuarin E. E. i cili ishte duke dëgjuar muzikë dhe ishte i ulur ne veturën VW Golf 6 ngjyrë e bardhë si pasagjerë të njëjtin e sulmon fizikisht i pandehuri F. Sh., duke e goditur me grushte dhe shkelma disa herë në pjesë të ndryshme të trupit, deri sa ndërhynë persona të tjerë të pranishëm për ta larguar të pandehurin”- njofton Gjykata Themelore e Gjilanit përcjell Klankosova.tv.

Njoftim i plotë:

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit F. Sh.

Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 24.07.2022 rreth orës 17:00, në Rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, në rrugë dhe vend publik, i pandehuri pas një mosmarrëveshje të rastit me të dëmtuarin E. E. i cili ishte duke dëgjuar muzikë dhe ishte i ulur ne veturën VW Golf 6 ngjyrë e bardhë si pasagjerë të njëjtin e sulmon fizikisht i pandehuri F. Sh., duke e goditur me grushte dhe shkelma disa herë në pjesë të ndryshme të trupit, deri sa ndërhynë persona të tjerë të pranishëm për ta larguar të pandehurin.

Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale sulmi, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Reperi ishte i përfshirë disa raste të përleshjeve fizike.

Madje, e kaluara e tij problematike nuk mbaroi këtu.

Sipas raportimeve të disa mediave, Fero ishte i përfshirë edhe në rastin kur ishte plagosur menaxheri i On Records Met Elshani, në maj të vitit 2019-të.

SHIKO MË SHUMË

Kanosi gruan me mjet të mprehtë, dërgohet në mbajtje i dyshuari në Obiliq

Një person është arrestuar në Obiliq nën dyshimin se ka kanosur një grua me...

Kurti i fton avokatët kosovarë në Francë që të punojnë si prokurorë në Kosovë: Do të kisha qenë shumë i interesuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Paris, ka takuar një grup të...

Incident në një lokal në Pejë, dy persona fyejnë një grua dhe përleshen me policinë

Dy persona janë arrestuar në Pejë, pasi fillimisht kishin fyer një grua në një...