Rrahmani: Lojtarëve u thashë se jam krenar me ta, tani të synojmë fitoret në dy ndeshjet e radhës

PUBLIKUAR

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje në ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve.

Të përzgjedhurit e Alain Giresse u mposhtën nga Greqia në ndeshjen e xhiros së dytë në Grupin 2 të Ligës C.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Fadil Vokrri” u mbyll me rezultatin 0:1, shkruan Gazeta Express.

Pas ndeshjes, Milot Rashica tha se ishte e vështirë të thyhej Greqia, sidomos pas pranimit të golit.

“Goli nuk e ndërroi rrjedhën e lojës. Kemi mundur me kundërsulme të shënonim. Kartoni i kuq e ndryshoi më shumë rrjedhën. Kur hyra në zhveshtore u thashë lojtarëve se jam krenar me ta. Tani na mbetet të provojmë që të fitojmë dy ndeshjet e radhës”, tha kapiteni i “Dardanëve”.

Kosova ndeshjen e radhës e luan ndaj Irlandës së Veriut më 9 qershor në “Fadil Vokrri”, kurse më 12 qershor udhëton te Greqia. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...