Rrahmani e befasoi presidentin e Veronës

PUBLIKUAR

Amir Rrahmani i ka impresionuar të gjithë me paraqitjet e tij të dy vjetëve të fundit.

Qendërmbrojtësi kosovar është bërë lojtar kyç i Napolit, i cili po shkon me hapa të sigurt drejt titullit të kampionit në Serie A pas pritjes së gjatë.

E Setti, i cili ishte ai që ia shiti përfaqësuesin kosovar klubit napolitan, po mburret me paraqitjet e ish-futbollistit të Dinamo Zagrebit nën drejtimin e trajnerit Luciano Spalletti.

“Rrahmani më ka befasuar për të mirë. Shikojeni se çka po bën ai: titullar fiks dhe i padiskutueshëm në një skuadër të madhe, e cila po e fiton Scudetton, njëri prej qendërmbrojtësve më të fortë të momentit”, deklaroi kreu i Veronës në një intervistë dhënë mediumit italian “La Gazzetta dello Sport”, përcjell “Gazeta Express”.

Rrahmani e ka edhe një vit tjetër kontratë, pra deri më 2024, por nuk e ka gjetur ende gjuhën e përbashkët me Napolin për vazhdimin e saj.

Të dyja palët janë të interesuar për ta vazhduar bashkëpunimin, por thuhet se rroga e lojtarit është bërë problemi kryesor i kësaj ngecjeje.

Sidoqoftë, futbollisti kosovar po e shijon momentin magjik të Napolit, si në Serie A, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...