Rrahman Jasharaj: Greva pezullohet deri në janar 2023

PUBLIKUAR

Pas pesë javë grevë në arsim, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK) sot ka njoftuar se e ka pezulluar grevën deri në janar të vitit 2023.

Atdhe Hykolli nga Bashkimi i Sindikatës së Pavarur të Kosovës ka thënë se greva ka qenë e ligjshme dhe e nevojshme.

“Greva ka qenë e ligjshme e nevojshme, tash ka hyrë në javën e pestë…. greva nuk ishte dhe nuk do të jetë akt personal i askujt, por mjet i organizimi sindikal. Greva është përcaktuar në Kushtetutën e Kosovës dhe mbrohet…”, ka thënë Hykolli.

Ndërsa kryetari i Këshillit grevistë, Rrahman Jasharaj tha se uron që Qeveria dhe institucionet tjera ta mbajnë fjalën për Ligjin e pagave.

“Me kënaqësi e respekt po i drejtohem grevistëve dhe kolegëve kudo ku janë. Duke respektuar zërin e anëtarësisë greva filloi më 25 gusht. Ata që na fyen e na linçuan ua lë në fytyrën e tyre. Këshillat grevistë kanë bërë punë të shkëlqyer, prandaj si Këshill grevist i BSPK-së dhe SBASHK-ut jemi të obliguar të punojmë sipas shumicës.

Nga qeveria kërkojmë që të takohemi në dialog të sinqertë. Uroj që Qeveria ta mbaj fjalën për Ligjin e Pagave. Uroj që të punohet bashkërisht Ligji për Sigurime Shëndetësore. Qeveria dhe opinioni le ta dinë se greva nuk po mbyllet por pezullohet deri në janarin e vitit 2023. Rezultati ishte goxha i ngushtë për pro dhe kundër”, ka thënë Jasharaj.

Ai tha po ashtu se 24 shoqata janë deklaruar për pezullim dhe një shoqatë sindikale është deklaruar për vazhdimin e grevës.

Sipas tij, greva po pezullohet deri në janarin e vitit 2023 dhe shpreson që kjo do të ndikojë në reflektimin e Qeverisë.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...