Rrahje në Skënderaj, ndërhyn policia – konfiskohet një pistoletë

PUBLIKUAR

Në orët e mesditës së ditës se djeshme, policia në Skenderaj kanë arrestuar dy persona të dyshuar për veprat penale sulm, kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vitak të Skenderajt, ku sipas policisë ishin të përfshirë dy të dyshuarit të cilët pas një  zënke ishin përleshur fizikisht.

“Reagimi i shpejtë i një zyrtari policor në vendngjarje ka rezultuar në parandalimin e përleshjes si dhe konfiskimin e një arme të llojit pistoletë të cilën e posedonte njëri nga të dyshuarit”, njofton policia, transmeton Express.

Të gjitha veprimet e ndërmarra  hetimore i janë paraqitur prokurorit të rastit. Rasti është iniciuar dhe është duke u hetuar për veprat penale  ‘sulm’, ”kanosje” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, dy të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt, ka njoftuar policia.

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...