Rrahje në Lipjan, arrestohen pesë persona

PUBLIKUAR

Policia Kosovës ka njoftuar se në rrugën Haradin Bajrami në Lipjan është raportuar për një rrahje në mes të disa personave të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët pas një mosmarrëveshje në mes tyre janë rrahur.

Si pasojë e rrahjes, një i dyshuar ka pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit i është ofruar ndihmë mjekësore, thuhet në raportin 24 orësh nga Policia Kosovës.

“Lidhur me rastin janë arrestuar pesë të dyshuar, ndërsa me aktvendim të prokurorit kujdestar, tre prej të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, njofton Policia.

SHIKO MË SHUMË

Abdixhiku qëndroi, nisin dorëheqjet në LDK-Lipjan

Me një rezultat të ngushtë, Lumir Abdixhiku ka mbetur edhe më tej kryetar i...

Aksident i rëndë mes dy veturave në hyrje të autostradës në Lipjan

Një aksident trafiku ka ndodhur pak qaste me parë në hyrje të autostradës në...

Policia prangos një person në Lipajn

Një rast i ngacmimit seksual është regjistruar në komunën e Lipjanit Nga raporti 24-orësh të...