Rrahje në Dobrajë të Vogël, pësojnë lëndime të rënda dy persona

PUBLIKUAR

Dy persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në fshatin Dobrajë të Vogël, në Lipjan.

Siç njofton policia përmes raportit 24 orësh, të arrestuarit të gjinisë mashkullore dyshohet se pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor pasi kanë pësuar lëndime të  rënda trupore, njofton Policia Kosovës.

Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje ndërsa tjetri lirohet në procedurë të rregullt.

SHIKO MË SHUMË

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...

Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është...

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...