Rrahje në Aeroportin e Prishtinës, pesë persona dërgohen në mbajtje

PUBLIKUAR

Një incident është raportuar mbrëmjen e së mërkurës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku pesë persona janë përfshirë në një rrahje.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 24 qershor 2026 rreth orës 20:30, pas një mosmarrëveshjeje mes pesë të dyshuarve, të cilët janë rrahur mes vete.

Policia ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar të dyshuarit për intervistim.

Me vendim të prokurorit, të pestë janë dërguar në mbajtje ndërsa rasti është duke u hetuar nga organet kompetente./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Faza e tretë e dezinsektimit në Prishtinë fillon të hënën

Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se faza e tretë e dezinsektimit hapësinor në kryeqytet...

Pas Merdares, Dogana e synon vendosjen e skanerëve X-Ray në të gjitha pikat kufitare

Dogana e Kosovës pritet që shumë shpejt të zgjerojë përdorimin e skanerëve mobilë X-Ray...

Mbi 1 mijë e 500 ankesa nga konsumatorët për gjashtë muaj, shumica për dallaveret me njëhsorë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka njoftuar se në gjashtëmujorin e parë...