Rrahje dhe të shtëna me armë zjarri në Prizren

PUBLIKUAR

Dy persona janë ndaluar me urdhër të prokurorit, pas një mosmarrëveshjeje dhe të shtënave me armë zjarri, të enjten në Prizren

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Osmanollaj tha se si pasojë e rrahjes, disa persona kanë mbetur të lënduar, ndërkaq policia në vendin e ngjarjes ka gjetur një gëzhojë plumbi.

“Në rrugën Haxhi Zeka rreth orës 18:37 minuta është raportuar në lidhje me një ankesë të qytetarit për punimet në rrugë, njësitet policore i janë përgjigjur rastit, dhe pasi kanë arritur në vendin e ngjarjes, është kuptuar se kishte pasur një rrahje mes disa personave ku kishte edhe persona të lënduar, si dhe kishte pasur edhe të shtëna me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një dëshmi (gëzhojë). Lidhur me rastin janë informuar edhe hetuesit te cilët kanë dalë edhe në vendin e ngjarjes si dhe është informuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar ndalimin e dy personave të dyshimtë lidhur me rastin”, ka deklaruar Osmanollaj për Express

SHIKO MË SHUMË

Ngacmohet seksualisht një e mitur në Lipjan

Të premten në Lipjan një vajzë e mitur ka raportuar se është ngacmuar seksualisht. “Viktima...

Moti sot: I vranët dhe me riga shiu

Sot në Kosovë pritet të jetë mot kryesisht i vranët, por do të ketë...

Qytetarët vërshojnë Skenderajn për Sami Lushtakun (VIDEO)

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në Skenderaj, njofton Klan Kosova. Aty kryetari i Skenderajt, Sami...