Rrahja në Kuvend, Lushtaku hodhi ujë në drejtim të Kurtit, Besnik Bislimi e sulmon

PUBLIKUAR

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë eskaluar në dhunë gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës.

Gjithçka ka filluar pasi zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e hoqi foton e Kurtit që ishte vendosur nga opozita te pankarta “Zdravo”.

Deputeti i PDK’së, Mërgim Lushtaku e gjuajti pastaj me ujë kryeministrin Albin Kurti, derisa ai po mbante fjalim në foltore.

Pas kësaj zëvendëskryeministri Bislimi shihet duke e gjuajtur me shishe Lushtakun, ku afrohen Ministri Hekuran Murati dhe Ministrja Albulena Haxhiu.

Lushtaku shihet duke i shtyrë të dy dhe pastaj afrohet edhe deputeti tjetër i PDK’së, Hajdar Beqa dhe deputeti i VV’së, Armend Muja, ku eskalon situata.

Aty ndërhyjnë edhe sigurimi. Kryeparlamentari Glauk Konjufca më pas e thirri Policinë e Kosovës.  /Express

SHIKO MË SHUMË

Vdes tragjikisht në fabrikën e tij në Skenderaj, Lushtaku shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të Raif Aliut

Një incident i rëndë ka ndodhur në një vend-punishte në Skenderaj, ku ka ndërruar...

Komisioni për Ekonomi miraton prioritetet, për dhjetor ftohen Rizvanolli e Kusari-Lila

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kanë vendosur që gjatë...

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...