Rozana Radi po i rikthehet muzikës, së shpejti vjen projekti në bashkëpunim me Noizyn dhe Young Zerka-n

PUBLIKUAR

Pas një rrugëtimi të suksesshëm dhe plot emocione në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4, këngëtarja e njohur Rozana Radi po përgatitet t’i rikthehet fuqishëm skenës muzikore.

Artistja, e cila njihet për zërin karakteristik dhe tekstet me mesazhe të forta, ka zbuluar për fansat e saj se është duke punuar në një projekt të ri muzikor, që pritet të lansohet shumë shpejt.

Befasia më e madhe është se në këtë rikthim ajo nuk do të jetë e vetme – dy emra shumë të njohur të skenës shqiptare, Noizy dhe Young Zerka, do të jenë pjesë e këtij bashkëpunimi që tashmë ka ngjallur kureshtje dhe pritshmëri të larta.

 

Kënga mban titullin “Luleborë”, një emër simbolik që lë të nënkuptohet një frymë e ndjeshme, ndoshta edhe nostalgjike.

Deri më tani, detajet mbi stilin muzikor, videoklipin apo tematikën e këngës nuk janë bërë publike.

Megjithatë, fansat e Rozanës dhe Noizyt kanë nisur menjëherë të spekulojnë nëse ky projekt mund të jetë një vazhdim shpirtëror i hitit të dikurshëm “Mr. Yesterday”, një këngë që ka mbetur në kujtesën e publikut për energjinë, ndjenjat dhe përputhjen artistike mes tyre. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

Dafina Zeqiri është duke përgatitur albumin e saj të ri “XX”, për nder të...

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...