Ish ylli i Anglisë do të mbetet në drejtimin e Derby County
Wayne Rooney ka treguar se e ka refuzuar mundësinë që të bëhet menaxher i ri i Evertonit, por beson se ai është gati që të bëhet menaxher i një skuadre të Premier Ligës.
Evertoni është duke kërkuar për momentin një menaxher të ri pasi që shkarkoi Rafa Benitesin në mes të janar dhe Rooney ishte njëri prej pretendenteve për ta zëvendësuar spanjollin.
“Evertoni i është afruar agjentit tim dhe me ka kërkuar intervistë për punë, por i kam refuzuar”, tha Rooney për mediat. “Ishte një vendim i vështirë”.
Rooney vazhdon luftën për ta shpëtuar Derbyn
Rooney është duke u përpjekur që ta shpëtojë Derby Countyn nga rënia nga Championshipi, pasi që klubi ka vetëm 14 pikë që nga fillimi i sezonit, kjo më shumë për thyrjen e rregullave financiare nga ish pronari i klubit, Mel Morris.
Here’s a word from @WayneRooney on the support you guys have been giving us, as we prepare to welcome our biggest crowd of the season on Sunday! 🥰🐏#DCFC #dcfcfans
— Derby County (@dcfcofficial) January 28, 2022
Çuditërisht, Derby janë të 23-tët në Championship me vetëm 14 pikë, tetë pikë nga zona e sigurt. Rooney, i cili ishte tifozë i Evertonit nga fëmijëria, beson se ai do të jetë menaxher në një skuadër në Premier Ligë në të ardhmen.
“Besoj që do të jem menaxher në Premier Ligë dhe jam gati për këtë 100 për qind”, shtoi Rooney. “Nëse do të jem i Evertonit, shumë mirë. Por, jam në punë në Derby, e cila gjë është shumë e rëndësishme për mua”. /GazetaExpress/


